Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lautaro i “uritur”: Dua trofeun tim të parë me Interin, Conte më ka ndihmuar të rritem!

Lautaro Martinez po pret me padurim finalen e Europa League ndaj Sevillas që do të zhvillohet të premten në Koln të Gjermanisë, me shpresën se do të arrijë të fitojë trofeun e tij të parë me Interin. Lautaro në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të UEFA-s nuk rresht së falenderuari Antonio Conte për mundësinë që i ka dhënë për t’u shfaqur si protagonist me zikaltrit në këtë sezon.

“Shpresoj që ndeshja e fundit e sezonit të jetë speciale për ne. Të premten duam të ngrejmë lart trofeun. Interi po rritet shumë si grup. Është finalja ime e parë, dhe dua të fitoj trofeun tim të parë me Interin.”.

Lautaro foli me superlativa për Conten. “Conte më ka telefonuar sapo ka ardhur tek Interi kur unë isha me pushime. Më ka ndihmuar shumë të rritem. Është një trajner që ka besim tek unë dhe më ka ndihmuar të rritem dhe të ndryshoj mentalitet”.

Në fund argjentinasi tha edhe dy fjalë për kundërshtarin në finale. “Sevilla ka luajtur shumë finale dhe kjo do thotë që është një skuadër serioze që luan mirë. Është një kundërshtar i fortë”, përfundoi Lautaro Martinez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...