Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Legjenda e shahut zbulon manipulimin e Realit: Më detyruan të them se CR7 është më i miri!

Debati se cili është më i miri mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vijon të mbetet një temë që ndez shumë diskutime në opinionin sportiv në mbarë botën. Në këtë mes është përfshirë edhe një legjendë e sportit të shahut si Magnus Carlsen i cili së fundmi ka zbuluar edhe një manipulim të Real Madrid.

Si një fans i madrilenëve, norvegjezi shkonte shpesh në Bernabeu ndërsa në një intervistë tregon se spanjollët e kanë imponuar të thotë emrin e portugezit si lojtarin më të mirë në botë. “Unë e kam pëlqyer gjithnjë Ronaldon, por gjithnjë kam menduar se Messi është më i mirë. Kam shkuar në shumë ndeshje të Real Madrid dhe në klub kanë qenë shumë të sjellshëm me mua, por e vetmja gjë e cila nuk më pëlqeu është se ne zhvilluam një intervistë në të cilën më pyetën për lojtarin e preferuar në Madrid.

Përmenda emrin e Iscos dhe ata më pas më kërkuan ta xhironim sërish atë pjesë. Më kërkuan të përmendja emrin e Ronaldos, për ata mesa duket ishte diçka e rëndësishme por mua nuk më interesonte shumë”, u shpreh Carlsen në kanalin e Youtube të Lex Fridman.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...