Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Lojtari i Historisë”, Neymar merr çmimin prestigjioz në vend të “Mbretit”

Legjenda Pelé ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese. Kjo nuk e ka penguar tri herë fituesin e Kupës së Botës të fitojë trofeun “Lojtari i Historisë”. Marka amerikane e birrës Budweiser e ka njohur si lojtarin më të mirë në histori dhe ka qenë Neymar ai që ka marrë çmimin.

Sulmuesi aktual i PSG-së ka shfrytëzuar rastin për të nderuar Pelenë.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Doja të ndaja me ju se jam ftuar nga Budweiser për të nderuar Pelénë me ​​trofeun “Lojtari i Historisë”. Është nder të jem pjesë e këtij momenti,” tha Neymar një video e postuar në Instagram.

Përveç kësaj, braziliani ka postuar në llogarinë e tij personale një postim të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm:

“Ai që e bëri futbollin mbretërinë e tij. Ai që në vend që të krijonte luftëra, ndaloi një. Ai që përdori fuqinë e tij për të magjepsur botën. Ai që sfidoi sovranitetin. Ai që nderohej. Ai krijoi dinastinë e tij. Ai që frymëzoi rininë. Ai që ndërtoi një perandori. Ai që mbante të gjitha kupat e arta. Ai që nuk ishte thjesht njeriu i ndeshjes. Ai ishte më i miri i historisë”.

“O Rei” është shtruar në spital, në Sao Paulo, prej tri javësh për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Budweiser Brasil (@budweiser_br)

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...