Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lotito “thumbon” Romën për Dybalan: Nuk sheshim ëndrra dhe as bëjmë gjëra për estetikë

Lotito "burgos" skuadrën pas humbjes me Udinesen, Sarri drejt largimit!
Lotito "burgos" skuadrën pas humbjes me Udinesen, Sarri drejt largimit!

Kur flet Claudio Lotito, gjithmonë përbën lajm. Teksa po largohej nga Këshilli Federal, presidenti i Lazios analizoi merkaton e Lazios dhe jo vetëm:

Ne kemi ngritur një ekip në bazë të indikacioneve të trajnerit. Nuk bëjmë asnjë parashikim. Sigurisht që ka një tkurrje ekonomike, por Lazio mbetet një nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në tregun e transferimeve. Vitin e kaluar blemë 6 lojtarë, tani këtë numër e kemi çuar 14. Acebi? Nuk ka asnjë çështje. Ëështë djalë i mirë, serioz dhe i besueshëm. Janë vetëm zgjedhje teknike. Nuk mendoj se është në kundërshtim me tifozët, pra po krijojnë situata papajtueshmërie që nuk ekzistojnë”.

Numri 1 i klubit bardhekaltër dha opinionin e tij edhe për transferimin e Dybalas te Roma.

“Dybala te Roma? Nuk e pashë prezantimin dhe nuk më intereson. Unë nuk shes ëndrra por realitete solide. Lotito sjell rezultatet. Lazio, pas Juves, është klubi që ka fituar më shumë nga të gjithë. Edhe pasi fitojmë trofe, tifozët e Lazios gjithmonë kanë për çfarë të ankohen. Markatoja e Romës për faqe të parë? Nuk i bëj gjërat për estetikë, nuk jam tifoz-president, por një president-tifoz, duhet të krijojmë kushtet që klubi të ketë një të ardhme gjithnjë e më të sigurt”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...