Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lukaku hapet me mikun e tij: Situatë e nxehtë, të hënën mund të them më shumë

Deklaratat e Romelu Lukakut në Sky Sport mbi faktin se nuk ndihet i lumtur te Chelsea dhe se shpreson te një rikthim te Inter, kanë shkaktuar shumë zhurmë.

Trajnerit Tomas Tuchel nuk i ka pëlqyer aspak kjo “surprizë” e belgut, ndaj e ka lënë atë jashtë skuadre për ndeshjen e kampionatit përballë Liverpool. Tekniku gjerman ka theksuar nevojën për të biseduar më shumë me lojtarin e tij dhe për të kuptuar si mund të veprohet në vijim.

Sakaq, edhe Lukaku është në pritje të një mbledhje me drejtuesit dhe Tuchel teksa së fundmi NBC Sport ka zbuluar se sulmuesi ka komunikuar me mikun e tij, Tom Howard, ish-portier i Everton.

Lukaku i ka theksuar amerikanit se situata në Londër tashmë është shumë e nxehtë, ndërsa edhe ai nuk e di si do të jenë marrëdhëniet mes palëve në të ardhmen.

Sulmuesi i ka thënë Howard se vetëm pas mbledhjes së të hënës, mund të dijë më shumë dhe të ketë një ide si do të jetë e ardhmja.

Por, e sigurt është se marrëdhënia e Lukakut dhe Chelseat nuk mund të jetë më e njëjta pas deklaratave të 28-vjeçarit në ditët e fundit të vitit 2021.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...