Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lukaku mbetet jashtë, trajneri i Belgjikës: Do bëhet faktor pas ndeshjeve të grupeve!

Romelu Lukaku është i grumbulluar me kombëtaren e Belgjikës për në Botërorin e Katarit pavarësisht një dëmtimi të pësuar me Interin. Trajneri i belgëve, Roberto Martinez beson shumë te aftësitë e sulmuesit dhe shpreson që Lukaku të rikuperojë sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse së fundmi vetë tekniku spanjoll thekson se 29-vjeçari do të mund të bëhet një faktor për skuadrën vetëm pas fazës së grupeve.

“Romelu është duke bërë progres ditë pas dite, por do të duhet ende kohë për të mbërritur në 100& të kondicionit fizik. Jemi duke ndjekur programin e riaftësimit dhe nuk besoj se Lukaku do të luaj në ndeshjen e parë kundër Kanadasë.

Por, jam i bindur se pas fazës së grupeve nis një tjetër Botëror dhe në atë pikë Lukaku do të jetë gati. Në ato ndeshje, ai do të bëhet faktor për Belgjikën”, u shpreh Martinez.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...