Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Lukaku u bë burrë”, Mourinho: S’është më fëmija që njoha te Chelsea

Roma regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serie A. Verdhekuqtë vuajtën për të marrë maksimumin në “Olimpico” përballë Monzës, kundërshtar që luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të D’Ambrosios (41’).

El Shaarawy realizoi golin e vetëm të sfidës në minutën e fundit, duke dërguar në festë shokët e skuadrës dhe tifozët e zjarrtë të Romës. Në fund pati karton të kuq edhe për Jose Mourinhon.

Lexoni edhe:

Pasi vlerësoi skuadrën kundërshtare duke theksuar se Monza nuk e meritonte humbjen, “Special One” u ndal edhe te Romelu Lukaku. Sulmuesi belg që po shënon dhe po rikthehet ndeshje pas ndeshje në formën e tij më të mirë.

Lukaku ka shënuar gjithmonë, golat janë pjesë e natyrës së tij. Ne nuk jemi një skuadër shumë e shpejtë, dhe ai i jep lojës tonë shumë thellësi.

Ai nuk është më fëmija që njoha te Chelsea. Lukaku ka një stabilitet të madh psikologjik dhe na jep shumë personalitet”, theksoi trajneri portugez i Romës.

Deri në këtë fazë të sezonit, sulmuesi 30-vjeçar ka realizuar 7 gola me skuadrën kryeqytetase mes Serie A dhe Europa League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...