Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Malota: Duhet të mbyllim hapësirat; Imami: Po gabojmë në metrat e fundit

Përfundoi në barazim pa gola pjesa e parë e takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, teksa përveç spektaklit në fushë e tribuna, nuk munguan edhe kontestimet për arbitrimin, por edhe shishet e hedhura në fushë.

Shkodranët pretenduan për një penallti në dëm të Emerson dhe pamjet u dhanë të drejtë, por nuk mendoi kështu Enea Jorgji, ndërsa rastin më të mirë të ndeshjes e patën bardheblutë, por goditja e Cale u prit nga Alen Sherri.

“Duhet të mbyllim më mirë hapësirat, pasi kundërshtari po na sulmon vazhdimisht në mënyrë vertikale dhe po na vë në vështirësi. Duhet ta zgjidhim këtë problem në pjesën e dytë dhe të tentojmë t’i godasim në kundërsulm”, deklaroi qendërmbrojtësi me eksperiencë i Vllaznisë, Renato Malota.

“U bënë disa ndeshje që shkojmë mirë deri në kufijtë e 16 metrave dhe atje nuk arrijmë t’i zgjidhim si duhet aksionet. Duhet të rregullojmë këtë problem, pasi nuk mund të shkohet vazhdimisht dhe të mos shënohet, sepse më vonë rrezikojmë në prapavijë”, tha mbrojtësi i Tiranës Eni imami.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...