Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Manchester United s’heq dorë nga Maguire, ofron shumën e frikshme

Leicester City vazhdon t’i rezistojë presionit të Manchester United sa i takon kartonit të Harry Maguire, të cilin “Djajtë e Kuq” kanë më shumë se një vit që e kërkojnë, që kur ekipi drejtohej nga portugezi Mourinho.

Disa ditë më parë, trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers, deklaroi se për mbrojtësin nuk ka ndryshuar asgjë dhe se klubi nuk ka nevojë të shesë lojtarë për të rregulluar financat. Ai theksoi se 26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për projektin afatgjatë të klubit dhe se ai nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e lojtarit.

Por me sa duket, fjalët e e tij kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi trajneri i “Djave të Kuq”, Ole Gunnar Solskjær, nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet, pasi e dëshiron me çdo kusht Maguire në skuadër për sezonin e ardhshëm, sidomos pas dëmtimit në gju të Eric Bailly-t në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit në International Champion Cup.

Për momentin, nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 25-vjeçarit, i cili do t’u nënshtrohet menjëherë vizitave të detajuara mjekësore. Numri 1 i stolit të ekipit nga “Old Trafford” i ka kërkuar drejtuesit Ed Woodward të përshpejtojë tratativat për të arritur sa më parë te Maguire, i cili nga ana e tij u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë për t’u transferuara te Manchester United.

Për të bindur Leicesterin të heqë dorë nga futbollisti Woodward i ka vënë në tavolinë klubit të manjatit Aiyawatt Srivaddhanaprabha ofertën prej 80 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...