Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Marku: Duam Europën, ja ku ndryshon ky Partizan nga ai i fillimit të sezonit

Albion Marku është zgjedhur si lojtari më i mirë i skuadrës së Partizanit në derbin kundër Tiranës, që u mbyll me barazim pa gola.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, mbrojtësi u shpreh se kjo ishte një ndeshje e bukur. Marku foli dhe për të ardhmen e synimet e “Demave”, për të cilët tha se kërkojnë kampionatet e Europës.

Mbrojtësi tregoi edhe sipas tij ndryshimi i këtij Partizani nga ai i fillimit të sezonit është fakti se tashmë janë më shumë grup dhe se mbrojtja është forcuar.

Derbi:Derbi ka rëndësinë e tij, ka presion shumë si ndeshje, por mendoj se rasti i Junior mund të ishte shënuar dhe të kishim kaluar në avantazh.

Qëllimi:Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të hyrë në Europë, po vazhduam kështu besoj se do ia arrrijmë.”

Ndryshimi nga fillimi i sezonit:Jemi forcuar pak më shumë në mbrojtje dhe jemi bërë më shumë grup.”

Pozicioni:Unë me moshat e Shkëndijës kam luajtur si sulmues, mund ta bëj, por për momentin jam mirë si mbrojtës.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...