Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Marquez: Kisha pak frikë, Dovi e Ducati janë të fortë

Marc Marquez u shpall kampion për herë të 4-t në Moto GP, edhe pse në garën e sotme përfundoi në vendin e 3-të. Piloti spanjoll u rivalizua denjësisht nga italiani i Ducatit, Andrea Dovizioso, i cili u dorëzua vetëm 10 xhiro nga përfundimi i garës së fundit, teksa rrëshqiti dhe doli jashtë pistës.

Gjithsesi, Marquez tregon mes emocionesh, se kishte pak frikë në garën e sotme, ndërsa në fund komplimenton edhe kundërshtarët e tij, për rivalitetin e fortë sportiv.

“Të them të drejtën kisha pak frikë, sepse mendoja më të keqen, që mund të rrëshqisja dhe të dilja nga pista. Për një moment gabova dhe frenova me vonesë, por për fat të mirë ia dola të mbaj kontrollin e motorit dhe të përfundoj garën. Komplimente gjithsesi, për Dovizioson dhe Ducatin, që ishin vërtetë rivalë mjaft të fortë dhe ma zbukuruan edhe më tepër këtë titull”, tha Marquez menjëherë sapo fitoi titullin kampion në Moto GP.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....