Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Më mungon shumë Milani”, ish-futbollisti i kuqezinjve: Jam një tifoz i deklaruar!

Real Madrid fitoi me shifrat 3-1 ndaj Bragës, një ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Një nga autorët e golave ishte edhe Brahim Diaz që pasi përfundoi periudhën e huazimit te Milan, u rikthye në verë te klubi që zotëron kartonin e tij. Megjithatë, duket se aventura me kuqezinjtë ka lënë shumë gjurmë tek 24-vjeçari i cili theksoi se i mungon shumë ish-skuadra.

Lexo edhe: 

“Unë jam i lumtur te Reali dhe dua të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj për të ndihmuar skuadrën. Këtu janë sjellë shumë mirë me mua dhe të gjithë mundohen të më ndihmojnë. Ndaj Bragës ishte një mbrëmje fantastike, edhe sepse shënova gol.

Një mbrëmje fantastike ishte edhe për ish-skuadrën time, Milanin që mposhti PSG. I ndjek gjithmonë, më mungojnë shumë. Jam një tifoz i Milan”, u shpreh Diaz.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...