Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mehmeti: Diferencën e bëri Lushkja, nuk kemi marrë goditje psikologjike

Dritan Mehmeti u shpreh me keqardhje në Gol pas Goli” për humbjen me Laçin, duke theksuar se të kuqtë u munduan të jepnin më të mirën në fushë, por pavarësisht rasteve të krijuara, nuk mundën të shënonin qoftë një gol.

Është e vërtetë që diferencën e bëri Lushkja me atë goditje, por të vjen keq që humbëm, sepse e interpretuam mirë ndeshjen. Ishim të barabartë në shumë situata e në të tjera superiorë, por në disa momente i dhamë hapësira kundërshtarin. Kishim katër mungesa dhe lojtarët që kanë mbërritur nuk kanë ardhur në kohën e duhur. Skuadra ende nuk e ka fizionominë e saj, kam përshtatur lojtarë në role të ndryshme. Kam aktivizuar për herë të parë Hadrojin, ndërsa Fernandinho do kohë të përshtatet. Deri diku skuadra e interpretoi siç e kërkova unë lojën, por duhet të ishim më cinikë, më Skukën apo me Malën në kundërsulm.

Humbja nuk ndikon psikologjikisht: “Në aspektin psikologjik, skuadra ka rritje, e kemi treguar gjatë këtyre javëve. Të vjen keq për mënyrën se si jemi mundur. Besoj se psikologjikisht nuk do të ndikojë, mirë do të ishte që prurjet e janarit të vinin më herët. Por këto nuk janë justifikime, as mungesat skuadra duhet të reagojë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...