Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Memelli: Na vret mungesa e eksperiencës, Shehi afrim cilësor

Skënderbeu humbi 0-1 ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Terreni i mbushur me dëborë, ndikoi te loja e të dy ekipeve sipas Migen Memellit. Trajneri i ekipit korçar analizoi sfidën e sotme në “Gol pas Goli”Supersport, teksa u ndal edhe te takimi në kampionat, përsëri ndaj Teutës në Korçë.

Besoj se në takimin e kthimit do të luajmë në kushte të tjera, pasi siç e patë edhe sot kushtet e terrenit ishin të papërshtatshme për të dyja skuadrat, pa diskutim. Një gjuajtje në portë për të dy skuadrat, një gol. Çdo skuadër sot mund të fitonte me këto detaje të caktuara. Mungesa e eksperiencës është ajo që na vret në këtë pikë. Duhet të mendojmë për ndeshjen që kemi për tre ditë në kampionat me Teutën.

Sfida e kampionatit? Do të shikojmë mundësitë se si do të jetë terreni, dhe do t’i përshtatemi në çdo lloj momenti. Terreni nuk i lë ekipet të performojnë ashtu siç duhet, për të mos folur fare pastaj për taktikë. Ajo që vihet re është vetëm konsumi fizik dhe afrimi i topit sa më afër në zonën kundërshtare, për të dyja skuadrat.

Afrimi i Shehit? Parë nga dëmtimi i Vitisë, i cili do të qëndrojë 4-6 javë jashtë, mendoj se kemi bërë një afrim cilësor. Dajani bëri një ndeshje shumë mirë sot, është një djalë i përqendruar, i përkushtuar te pozicioni i tij, por edhe lojtarët e tjerë kur të vijnë nga dëmtimet do të jenë më konkurrues në atë repart”, deklaroi trajneri i ekipit korçar.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...