Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Menaxhimi i stadiumit dhe projektet infrastrukturore, Duka takohet me Kryebashkiakun e Shkodrës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e futbollit dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, dhe përfaqësues të FSHF-së.

Pasi e falënderoi kryebashkiakun Beci për mikpritjen e ngrohtë, Duka vlerësoi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të çuar përpara iniciativa të rëndësishme. Që mbështetin rritjen e futbollit shkodran.

Një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara ishte menaxhimi i stadiumit “Loro Boriçi”. Dhe gjetja e një formule sa më të përshtatshme mes Bashkisë dhe klubit Vllaznia në mënyrë që impianti të jetë sa më funksional dhe në eficencë të plotë.

Kreu i futbollit shqiptar tha se është me rëndësi që të gjitha ambientet e stadiumit të rigjallërohen dhe të jenë në funksionalitet të plotë gjatë gjithë kohës.

Lexo edhe:

Gjatë takimit u shqyrtua edhe projekti që ka klubi i Vllaznisë për të ndërtuar një park rinor sportiv. Një kompleks modern që mund t’i japë një hov të madh zhvillimit të futbollit në qytetin verior.

Kryebashkiaku Beci është shprehur i gatshëm që këtij projekti t’i vihet në dispozicion trualli në ish-Uzinën e Telave për këtë projekt madhor. Që konsiston në ndërtimin e një kompleksi sportiv, hotelerie dhe shërbimesh.

Ku përfshihen të paktën 5 fusha me përmasa standarde. Që do të shërbejnë për stërvitjen e ekipeve të Vllaznisë dhe organizimin e kampionateve të moshave, duke ofruar një infrastrukturë moderne.

Nga ana e tij, Duka theksoi se FSHF është e gatshme të mbështetë këtë projekt duke ofruar financimin dhe ndërtimin e fushave. Duke kërkuar arritjen e një marrëveshje brenda një kohe sa më të shpejtë për nisjen e punimeve.

Teksa klubi Vllaznia do të marrë përsipër infrastrukturën mbështetëse. Për kreun e qeverisë së futbollit ky investim, përveçse do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë futbollin shkodran, merr një rëndësi edhe më të madhe në kuadër të organizimit të finaleve të kampionatit Europian 2025 për moshën U17 në Shqipëri.

Siç dihet stadiumi “Loro Boriçi” do të presë disa ndeshje të këtij kompeticioni të rëndësishëm dhe rrjedhimisht do të duhen edhe fusha për t’i ofruar ekipeve pjesëmarrëse infrastrukturë sa më të mira stërvitore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...