Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Merkato e dështuar në janar, Prishtina ndërpret bashkëpunimin me 4 lojtarë

Merkato në dalje te Prishtina. Rekordmenët e futbollit dardan, që këtë sezon do të drejtohen në stol nga i mirënjohuri Ismet Munishi, kanë ndërprerë bashkëpunimet me 3 lojtarë.

Me anë të postimeve në faqen zyrtare të klubit, bardhekaltrit kanë njoftuar largimet e Aleksandar Ristevski, Josip Tomasevic, Sadam Sulley dhe Agim Zekën. I pari luan si qendërmbrojtës dhe u transferua te Prishtina në shkurtin e këtij viti.

30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i cili provoi një aventurë të shkurtër edhe te Vllaznia në fazën e parë të sezonit 2019/2020, nuk ia doli të lërë shenjën e tij tek ekipi kryeqytetas.

Me Prishtinën e ka mbyllur edhe Tomasevic, 28-vjeçari kroat që luan si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë dhe shkatërrues. Edhe ky kaloi nën urdhrat e ekipit dardan në shkurt, por zhvilloi vetëm 12 ndeshje me Prishtinën.

Bashkëpunimi është ndërprerë edhe me Sulley, sulmuesin nga Gana, i cili zbarkoi në Prishtinë në janarin e këtij viti. 16 takime në total luajti 25-vjeçari afrikan, duke shënuar shtatë gola në total për Prishtinën.

Edhe Agim Zeka duhet të vijojë karrierën diku tjetër. Ish-lojtari i Shqipërisë U21, erdhi në merkaton e janarit nga Drita. Sulmuesi i djathtë regjistroi 13 ndeshje me Prishtinën, duke gjetur rrugën e rrjetës në një rast të vetëm.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...