Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mesfushori holandez i “Djallit”: E duam yllin e dytë në fanellë para Interit

Te Milani ai po jeton një ëndërr dhe për kuqezinjtë i tha jo Barcelonës në verë. Referenca është për Tijjani Reijnders, një shtyllë e mesfushës së Piolit, për të cilin vetë holandezi përdori fjalë të ëmbla.

Ish-lojtari i Az Alkmaar, ndër të paktët ende pa lëndime në Milanello, vlerëson futbollin sulmues të “Djallit”, një faktor që ndikoi në zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me Milanin.

“Duke folur me Piolin, zbulova se klubi më kishte ndjekur gjatë gjithë vitit dhe trajneri e dinte saktësisht se çfarë mund të shtoja në ekip dhe gjithashtu kishte qenë shumë i qartë për rolin tim si mesfushor sulmues,” zbuloi lojtari i lindur në vitin 1998. “Pioli është një trajner me mentalitet sulmues, shumë nga materialet e tij stërvitore fokusohen në zgjidhjet e futbollit dhe si të shpëtosh nga presioni. Ky mentalitet më tërhoqi. Milani është një klub i madh, që synon të dominojë ndeshjet”.

Lexoni edhe:

“Roli që Barcelona kishte në mendje për mua ishte më pak i përshtatshëm për karakteristikat e mia. Golat sezonalë? Këtë vit ne kemi një shtysë më shumë: Milani dhe Interi kanë nga 19 tituj kombëtarë dhe ne duam ta vendosim të parët yllin e dytë në fanellën tonë. Për më tepër, klubi është pa dyshim i njohur për sukseset e tij evropiane. Te Milani kërkohet rikthimi i lavdisë.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...