Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi kthen te fitorja Barcelonën, Real Sociedadi merr kreun

Barcelona vuajti shumë përballë Levantes në “Camp Nou”, por në fund ia doli të merrte fitoren, edhe pse minimale, për të kthyer disi qetësinë pas humbjes së javës së kaluar në fushën e Cadizit. Golin e vetëm të këtij takimi të zhvilluar në “Camp Nou” e realizoi Lionel Messi në minutën e 76-të, pasi asistit që mori nga Frenkie de Jong.

Shumë mund dhe energji të shpenzuara nga “blaugranat” vetëm për një gol, çka tregon se vendimi për të larguar Luis Suarezin pa e zëvendësuar me një tjetër lojtar cilësor ndoshta ka qenë i gabuar.

Ndeshja mund të kishte marrë tjetër rrjedhë, nëse Jorge de Frutos, sulmuesi i Levantes, nuk do të kishte gabuar përballë ter Stegenit në minutën e 13-të.

Barcelona me këtë sukses ngjitet në vendin e tetë me 17 pikë, nëntë më pak se Real Sociedadi, që kryeson renditjen (me golaverazh më të mirë se Atletico), por që ka zhilluar dy ndeshje më shumë. Baskët në takimin e sotëm barazuan 1-1 me Eibarin. Po 1-1 përfundoi Betis – Vilarreal, ndërsa Granada fitoi 1-0 në fushën e Elches.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...