Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milani synon mbrojtësin e Arsenalit, Maldini nis kontaktet me menaxherin

Pas sezonit të fundit në huazim te Udinese, mbrojtësi spanjoll Pablo Mari është rikthyer te Arsenali, por nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Londër. Futbollisti 28-vjeçar nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetës, por nga ana tjetër ka adhurues të shumtë në Serinë A dhe është gati të rikthehet.

Verona e Fiorentina kanë paraqitur ofertat zyrtare për mbrojtësin spanjoll, por së fundi mediat italiane raportojnë edhe për një interesim konkret të Milanit, me Maldinin që ka kontaktuar menaxherët e Pablo Mari për të mësuar më shumë mbi kushtet e transferimit.

Kuqezinjtë duan të blejnë në mënyrë të menjëhershme kartonin e 28-vjeçarit dhe pritet të nisin negociatat me Arsenalin, që nga ana tjetër mund të heqë dorë edhe për një shifër më të ulët se 10 milionë euro, duke qenë se nuk e ka në plan futbollistin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...