Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Antetokounmpo mposht Harden, Kemba Walker u jep fitoren Hornets

U luajtën plot 10 ndeshje në NBA, ku interes të veçantë kishte përballja mes dy kandidatëve për çmimin e MVP të sezonit të rregullt, James Harden e Giannis Antetokounmpo. Në fakt, të dy shkëlqyen në përplasjen mes Houstonit dhe Milwaukee, por në fund festoi “ylli” i Bucks me rezultatin përfundimtar 108-94. 19 pikë dhe 14 “rebound” realizoi basketbollisti grek, ndërsa rivali i tij i Rockets shënoi 23 pikë, aq sa Eric Bledsoe shtoi për Bucks.

Vetëm një sfidë përfundoi në kohën shtesë, pikërisht ajo mes Charlotte Hornets dhe San Antonio Spurs 125-116. Në fund të periodës së katërt, dy herë DeRozan dhe një herë tjetër Walker gabuan në tentativën që do t’u jepte fitoren skuadrave respektive, ndërsa në kohën shtesë Kemba Walker, me 38 pikë në total, bëri diferencën mbi parket. Duhet veçuar edhe forma e mirë e Dwayne Bacon, që shtoi 24 pikë të tjera për Hornets.

Nuk mjaftoi “triple-double” i Luka Doncic (28 pikë, 12 aiste dhe 12 “rebound”) për të çuar te suksesi Dallas Mavericks ndaj Sacramento Kings, me të zotët e shtëpisë që në fund u dorëzuan 121-125. De’Aaron Fox me 23 pikë e Buddy Hield (17) siguruan në finale fitoren e Kings.

Ndërkohë, Los Angeles Lakers, që nuk kanë më mundësi për ta përfunduar sezonin në zonën play off, mposhtën 124–106 Washington Wizards. 23 pikë dhe 14 asite për Lebron James, por më i miri për kalifornianët rezultoi Kentavious Caldwell-Pope me 29 pikë. Nuk mjaftoi për Wizards paraqitja shumë e mirë e Bradley Beal, që pavaërisht se realizoi 32 pikë, në fund nuk kishte të drejtën për të festuar.

Dështojnë në transfertë 95 – 92 në sfidën shumë të rëndësishme për zonën play off Detroit Pistons. Rezultoi përcaktues me 33 pikë pikë Jamal Murray, por edhe Nikola Jokic me 23 pikë e 15 “rebound”. Vlejtën vetëm për statistikë 29 pikët dhe 15 topat e kontrolluar nga Blake Griffin.

Rezultatet:

Charlotte Hornets-San Antonio Spurs 125-116 dts

Cleveland Cavaliers-Boston Celtics 106-116

Miami Heat-Orlando Magic 99-104

Toronto Raptors-Chicago Bulls 112-103

Milëaukee Bucks-Houston Rockets 108-94

Minnesota Timberwolves-Los Angeles Clippers 111-122

Neë Orleans Pelicans-Atlanta Hawks 120-130

Dallas Mavericks-Sacramento Kings 121-125

Denver Nuggets-Detroit Pistons 95-92

Los Angeles Lakers-Washington Wizards 124-106

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...