Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Në fushë për 90-minuta, trajneri i Granadës: Uzuni kishte shqetësime gjatë javës!

Myrto Uzuni ishte në fushë përgjatë 90 minutave në sfidën e Granadës në transfertë ndaj Las Palmas. Sulmuesi nuk mundi të shfaqej vendimtar në këtë ndeshje dhe skuadra e tij humbi me shifrat 1-0. Megjithatë, trajneri i Granadës, Paco Lopez zbuloi në deklaratat pas ndeshjes së Uzuni kishte luajtur duke pasur një shqetësim i cili nuk e lejonte 28-vjeçarin të ishte në formën maksimale.

Lexo edhe:

“Gjatë javës së kaluar, Uzuni pati një shqetësim të vogël në kuadriceps. Megjithatë, ai kishte ndjesi pozitive dhe testet nuk treguan një dëmtim të mirëfilltë ndaj vendosëm që të ishte pjesë e ndeshjes ndaj Las Palmas”, u shpreh Lopez.

Granada e Uzunit nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të LaLiga-s dhe pas gjashtë javëve të para ka mundur të grumbullojë vetëm tre pikë ndërsa sa i takon sulmuesit të kombëtares, ai e ka gjetur rrugën e rrjetës në dy raste.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...