Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Në Shqipëri harrohet e kaluara”, Josa: Djemtë e mi dinë të luajnë top, s’flasim për titullin

10 fitore dhe një barazim në 11 ndeshjet e fundit për Laçin. Ekipi kurbinas vijoi edhe sot formën shumë të mirë dhe triumfi 3-0 përballë Kukësit i ofron bardhezinjtë 3 pikë larg kreut. Trajneri i Laçit, Mirel Josa foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”Supersport, ku ndër të tjera tha:

Nuk jam i interesuar se çfarë bën Tirana. Ndeshja e sotme na jep prioritet për të rritur diferencën me Kukësin, tani jemi 6 pikë larg tyre. Për këtë i jap rëndësi fitores, edhe për mënyrën se si djemtë u sollën në fushë.

Jemi mësuar të shohim Kukësin të krijojë përpara. Pas shënimit të dy golave të parë, ne donim se s’bën ta godisnim Kukësin, madje duhet ta godisnim shumë më shpejt.

Dueli me Tiranën? Objektivat e skuadrës janë për të fituar çdo ndeshje, të mos bimë psikologjikisht pavarësisht rezultatit. Do të vazhdojmë përpara, kemi pasur probleme. Qato, Zarubica dhe Guindo patën probleme dëmtimesh.

Tirana? Ajo ka një skuadër që di të ringrihet shumë shpejt. Nuk mendoj sot për ta, ata janë një skuadër e madhe. Duhet të pushojmë sot, pasi ishte një ndeshje e rëndësishme, më e rëndësishme se ajo me Tiranën.

Brenda skuadrës nuk diskutohet problemi titull, më tepër diskutohet që skuadra të jetë sa më e mbledhur, të mendojë për objektivat parësorë. Lojtarët e mi po tregohen të pjekur në fushë, të vazhdojnë të jenë të pjekur edhe në vazhdimësi.

Duhet të jemi me këmbë në tokë, të luajmë futbollin që kërkoj unë dhe atë që luajnë futbollistët. Kam djem që dinë ta luajnë topin, dinë të luajnë futboll. Kemi ekuilibër, kompaktësi, dimë të luajmë topin poshtë, dhe ta luajmë edhe shpejt.

Ato që kam fituar si futbollist dhe si trajner, unë i kam harruar. Nuk mbetem tek ajo që kam fituar. Më intereson që lojtarët si Lushkja, të cilit i ectë mbarë, por edhe lojtarët e tjerë të bëjnë mirë për vetën e tyre dhe për skuadrën. Ujka po tregon gatishmëri. Nuk dua të merrem me të kaluarën, pasi në Shqipëri e kaluara harrohet shumë shpejt”, deklaroi trajneri i Laçit.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...