Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nisin kritikat ndaj Hakimit: Vuan në mbrojtje dhe nuk bashkëpunon me Di Marian

Achraf Hakimi u transferua me bujë verën e kaluar nga Interi te PSG, për një shifër prej më shumë se 60 milionë eurosh dhe starti i sezonit ishte premtues, por marokeni është fikur gradualisht dhe së fundi po merr kritika nga mediat franceze.

Më e fundit në radhë ka qenë ajo e prestigjozes “L’Equipe”, që shkruan se Hakimi është një kopje e shëmtuar e lojtarit që aktivizohej vitin e kaluar te Interi, pasi ka dobësi në fazën mbrojtëse dhe vuan të kombinojë me Di Marian në krah, kur vjen puna për të sulmuar.

“Bashkëpunimi i tij me Di Marian lë për të dëshiruar. Vuan shumë në inferioritet numerik dhe në duelet një kundër një, teksa shpesh bën zgjidhje të diskutueshme dhe tregon mungesë përqendrimi. Në një mbrojtje me katër, në të cilën nuk është mësuar, Hakimit i mungojnë pikat e referimit. Sigurisht që me 3-5-2 ishte më mirë, pasi të gjithë e kujtojmë sezonin e tij te Interi. Ai ka një ekuilibër të fortë mendor dhe është mësuar me klube të mirë-strukturuara si Interi e Borussia Dortmund, megjithatë po vuan jo pak taktikisht dhe Pochettino duhet të punojë në këtë aspekt, pasi kështu edhe mbrojtja e PSG-së është lehtësisht e thyeshme”, thuhet ndër të tjerë në editorialin e të përditshmes franceze.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...