Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një muaj pa fitore në Premier League, Guardiola: Kemi jetuar si mace për një kohë të gjatë

Manchester City është duke kaluar një moment shumë negativ, me skuadrën e Pep Guardiolës që u mund në sfidën e fundit në kampionat, me rezultatin 1-0 nga Aston Villa.

Kampionët në fuqi të Anglisë dhe Champions League nuk kanë fituar asnjë ndeshje në kampionat në katër javët e fundit, por kanë marrë tre barazime ndaj Chelsea-t, Liverpool-it dhe Tottenham-t dhe janë mundur nga Aston Villa.

Lexoni edhe:

Ndërsa suksesi i fundit në Premier League daton më 4 nëntor kundër Bournemouth.

Duke analizuar situatën e skuadrës së tij dy ditë para ndeshjes kundër Luton-it, trajneri Pep Guardiola theksoi se kur fiton je më i miri, ndërsa në skenarin e kundërt thonë direkt që je në krizë.

“Kur fiton je më i miri në botë, kur nuk fiton është krizë. Është gjithmonë e ekzagjeruar“- tha Guardiola.

Ndërsa më tej aludon sesi lojtarët në këtë periudhë janë ndjerë të përkëdhelur si kafshë shtëpiake.

“Për një kohë të gjatë jetuam si mace dhe e dinim se sa të mirë ishim. Rezultatet e këqija na ndihmojnë të kuptojmë se sa e vështirë ishte të bënim atë që bëmë. Tifozët dhe mediet thonë: ‘O Zot, ata po humbasin’. Janë katër ndeshje, mund të jenë pesë-gjashtë, mund të ndodhë. Kundërshtarët bëjnë gjithnjë e më shumë, vit pas viti. E shoh urinë dhe lojtarët duhet të kuptojnë se kundërshtarët e tyre janë përmirësuar shumë”-deklaroi kreu i stolit të City-t.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...