Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një sulmues për Piolin, Milani zyrtarizon afrimin e gjashtë

Noah Okafor është zyrtarisht futbollisti më i ri i Milanit. Kuqezinjtë siguruan shërbimet e sulmuesit zviceran nga Salzburgu për shumën 15 milionë euro, përfshirë bonuset.

Ndërkohë që 21-vjeçari ka firmosur për pesë vite me klubin e famshëm italian. Okafor, autor i 14 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren helvete, është përforcimi i gjashtë për Milanin.

Që më parë ka siguruar shërbimet e lojtarëve si Sportiello, Loftus-Cheek, Romero, Pulisic dhe holandezit Reijnders. Ndërkohë që praktikisht ka mbyllur edhe blerjen e Chukwuezes nga Villareali.

AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë futbollistin Noah Arinzechukëu Okafor nga Red Bull Salzburg FC. Sulmuesi zviceran ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028.

Lexo edhe:

I lindur në Binningen (Zvicër), më 24 maj 2000, Noah u rrit në Sektorin e të rinjve të Baselit me të cilin bëri debutimin e tij në Ekipin e Parë në 2018.

Duke regjistruar gjithsej 54 ndeshje dhe 7 gola, dhe duke fituar Kupën e Zvicrës. Në janar 2020, ai u transferua te Salzburgu, me të cilët zhvilloi 110 takime dhe shënoi 34 gola.

Duke fituar 4 kampionate dhe 3 kupa të Austrisë. Ai numëron edhe 14 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Zvicrës. Noah Okafor do të mbajë fanellën me numrin 17”, lexohet në komunikatën e kuqezinjve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...