Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, bëri një pasqyrë të situatës për “The Reds” në podcast-in e tij.
Klopp theksoi se stërvitja është duke vazhduar intensivisht, ndërsa vijoi duke thënë se nëse dita do të kishte 28 orë ai sërish nuk do gjente një moment pushimi.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Fitore e “hidhur”, Vllaznia frenohet nga portieri dhe gjyqtari
- VIDEO/ Amerika shijon me Messin, debutimi i ëndrrave për argjentinasin. Gol deçiziv në minutën e 94
- VIDEO/ Lushkja e Deliu dërgojnë Tiranën në Stamboll
- Nga Besiktasi te “derbi” i Ballkanit, rivalët e shtatë përfaqësuesve të Kombit
“Ka kaq shumë gjëra për të bërë, dritarja e transferimeve është e hapur. Nëse dita ime do të kishte 28 orë, nuk do të ishte problem për momentin, unë mund t’i plotësoja lehtësisht me stërvitjen dhe gjithçka tjetër.”-deklaroi tekniku.
Ndërsa më tej gjermani u shpreh se para nisjes së sezznit janë edhe tre javë dhe gjatë kësaj periudhe priten afrime të reja.
“Kanë mbetur edhe tre javë e gjysmë deri në ndeshjen e parë të sezonit. Disa gjëra duhet të ndodhin para kësaj, sigurisht, edhe nga pikëpamja e tregut. Tani është e qartë dhe do të ndodhë. Duhet të hyjnë lojtarë të rinj, do të kemi një ekip të mirë”-tha Jurgen Klopp.
