Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Novi konfirmon gjobat: Nga Luftëtari janë larguar 10 futbollistë!

Situata te Luftëtari nuk aspak pozitive sidomos pas humbjes poshtëruese që bluzinjtë pësuan fundjavën e kaluar ndaj Partizanit, disfatë që solli edhe rrëzimin matematikor nga elita e futbollit shqiptar të skuadrës gjirokastrite. Trajneri Neritan Novi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Teutës konfirmoi gjobat që ka vendosur presidenca duke mbajtur edhe përgjegjsitë mbi vete për atë humbje të thellë, ndërsa zbuloi edhe disa prapaskena aspak të këndshme në kampin bluzi.

“Mbaj përgjegjësi edhe unë për situatën e Luftëtarit. Na bie të gjithë përgjegjësia, por dua t’u them diçka. Nga Luftëtari kanë ikur 10 lojtarë. Jam i detyruar të bëj shumë zëvendësime dhe këto ndërrime të sjellin shthurje në lojën tonë. Gjithsesi kemi nxjerrë edhe lojëra të bukura. Janë lojtarë të ardhur nga moshat, pa përvojë, por premtojnë për të ardhmen”, thotë fillimisht Novi.

Më tej ai shton: “Kam vite këtu, nuk kam ardhur sot, kam djersitur shumë për Luftëtarin. Nuk ma do mendja se kjo është ndeshje më e dobët dhe që mbetet në histori te Luftëtari. Megjithatë nuk dua të justifikohem. Ka pasur edhe ndeshje të tjerë më të dobëta”.

Këtë të shtunë Luftëtari përballet me Teutën, skuadre që i ka marrë pikë në dy ndeshje të mëparshme. Gjithsesi Novi do vetëm diçka: “Në ndeshjen me Teutën jo se do bëjmë gjëra të mëdha, thjesht të luajmë futboll. Pres nga çunat që të paraqiten denjësisht”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...