Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Novi: Respektojmë kampionatin, në Korçë shkojmë për pikë

Ndonëse me problem të shumta dhe një organikë të mbushur me djem të rinj, Luftëtari është I vendosur të respektojë deri në fund kampionatin dhe në prag të ndeshjes me Skënderbeun në Korçë, trajneri Neritan Novi tha se janë gati të bëjnë maksimumin.

Sa e rëndësishme është ndeshja e nesërme për Luftëtarin?
Ndeshja e nesërme do të jetë e radhës, ku ne do të shkojmë për të luajtur futboll dhe jo për të kaluar kohën. Ne do të shkojmë për të marrë pikë. Ashtu si Flamurtari shkoi dhe mori pikë ndaj Bylisit, të njëjtën gjë do të mundohemi të bëjmë edhe ne.

Keni shprehur pakënaqësi edhe ndaj gjyqtarëve…
Unë nuk dua të merrem me gjykimet, por një mesazh kam për gjyqtarët: Është gjynah të dënojnë djemtë e Gjirokastrës. Mos na dënojnë ndeshje pas ndeshje, duke na dhënë penallti dhe duke na ndëshkuar.

Cilat janë problematikat që po hasni te Luftëtari?
Në sulm kemi lojtarë pa eksperiencë. Është e vështirë, nuk e gjejmë kollaj rrugën e rrjetës. Do ishte mirë të kishim një lojtar me eksperiencë pasi kemi probleme në fazën ofensive.

Ju kënaq barazimi me Skënderbeun?
Sigurisht që më kënaq. Mbi të gjitha edhe sikur të mos marrim pikë, iu kam thënë çunave të luajnë futboll dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Flamurtari po ju afrohet shumë në renditje…
Nuk e kemi presionin e vlonjatëve, pasi nuk shikojmë ata, por vetëm ekipin tonë. Jam i sigurt që do i lemë pas në renditje.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...