Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk e blemë për një mbrojtës, ka humbur besimin”, legjenda e United kritika anësorit

10 ndeshje, dy gola dhe një asist janë pak për një lojtar si Jadon Sancho. Aq më tepër kur tek Manchester United presin që anësori i djathtë të marrë përsipër skuadrën dhe të shndërrohet në një “makth” për mbrojtësit kundërshtarë.

Mirëpo, kur po luan sezonin e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”, Sancho nuk është ngritur në lartësinë e pritshmërive ndërsa së fundmi, kritikat për 22-vjeçarin vijnë edhe nga një legjendë e United si Rio Ferdinand. Ish-futbollisti thekson se United nuk e transferoi Sanchon për të luajtur si një mbrojtës ndërsa shton se lojtari i kombëtares ka humbur totalisht besimin.

“Shoh që Sancho nuk ka më besimin e duhur në fushë, ky nuk është versioni më i mirë i tij. Manchester United nuk e transferoi atë për të luajtur si një mbrojtës, ne e morëm Sanchon për të shkatërruar mbrojtjet kundërshtare. Unë dua të shoh shumë më shumë nga Sancho”, theksoi Ferdinand.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...