Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani mbetet në krye, Mensah e Telushi ndëshkojnë Luftëtarin

Skënderbeu qëndroi vetëm pak orë në fronin e kryesuesit, pasi Partizani e e zhvedosi në vendin e dytë falë suksesit 2-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Luftëtarit. Të kuqtë pësuan gol pas tetë javësh, por shënuan 2 herë ndaj bluzinjve, duke siguruar fitoren e katërt radhazi dhe të shtatën në fazën e parë. Një 90-minutësh i dominuar nga formacionit të Skënder Gegës, sidomos në pjesën e dytë, falë edhe përgatitjes së lartë fizike.

Emanuel Mensah shtyu drejt rrjetës në minutën e 21-të një top të kontrolluar keq nga portieri Ruçi në momentin ne krosimit të Asanit. Gjirokastritët protestuan për ndërhyrje të parregullt të Bardhit ndaj portierit, por për kryesorin gjithçka “ok”. Partizani kërkoi ta mbyllte shpejt ndeshjen, por një kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit në minutën e 40-të u përmbyll me golin e Vasil Shkurtajt, që e dërgoi topin atje ku nuk mund ta arrinte Xhika. Meritë e Ruçit në nisjen e shpejtë të aksionit por edhe e Radovicit që fitoi duelin me Ibrahimin, para se të shërbente për Shkurtajn.

Sulmuesi kryesor i Luftërarit u dëmtua në fillimin të pjesës së dytë,  duke ia lënë vendin Dungas. Sapo u krye zëvendësimi, Esat Mala lëvizi bukur nga e majta dhe fitoi një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së parregullt të Liçajt. Nuk kishte asnjë dyshim kryesori Cjapi, 11-metërsh për Partizanin që shndërrohet në gol nga Bruno Telushit.

Të kuqtë e administruan me qetësi avantazhin, duke e mbajtur Luftëtarin në gjysmëfushën e tij, për t’u rikthyer shumë shpejt në krye të renditjes me 22 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu.

Skënderbeu merr përkohësisht kreun, Kamza “qan” rastet e humbura

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...