Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani “ngec” në Elbasan ndaj Kastriotit, por të kuqtë ruajnë kryesimin e kampionatit

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Kastriotit në Elbasan Arena. Të kuqtë nuk mundën të shfrytëzonin mundësitë me krutanët që rezistuan dhe ishin të vendosur mirë në fushën e lojës. Rasti ideal për Partizanin ishte ai i pjesës së parë, madje në limitet e saj teksa goditja e Carës u ndal nga shtylla.

Në fraksionin e dytë ishte Da Silva ai që iu afrua golit për Partizanin megjithatë edhe braziliani nuk u tregua i saktë pak metra larg kuadratit të mbrojtur nga Sali. Kështu, në fund kryeqytetasit u detyruan të mjaftohen me vetëm një barazim të thatë pa gola.

Megjithatë, pavarësisht se doli me vetëm një pikë nga fusha, Partizani ia del të mbajë kryesimin e kampionatit teksa është me 16 pikë, një më shumë se Tirana në tabelën e klasifikimit. Nga ana tjetër, Kastrioti pas triumfit me Teutën në ndeshjen e fundit, regjistron sërish një rezultat pozitiv teksa renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...