Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani “ringjallet” në Ballsh, të kuqtë i nderon lëvizja e Collellas

Partizani regjistron fitoren e parë në kampionat për vitin 2023, duke mundur në transfertë me rezultatin minimal 0-1 Bylisin. “Demat” kishin marrë 2 pikë në pesë ndeshjet e fundit, duke lëshuar terren në garën për vendin e parë, por në Ballsh më në fund arritën të marrin maksimumin e pikëve.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme, me Partizanin që ishte më kërkues dhe kishte më shumë iniciativë, megjithatë e pati të vështirë për të shënuar. Në pjesën e dytë Collella bëri lëvizjet e tij dhe një nga lojtarët e aktivizuar nga stoli i dha fitoren. Alfred Mensah i aktivizuar në të 70-ën, shtatë minuta pasi ishte futur në lojë, ktheu në gol një harkim të Hadrojit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më, me Partizanin që shkon në kuotën e 34 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë, në të njëjtën kuotë me Vllazninë e vendit të dytë. Në krahun tjetër Bylisin mbetet në vendin e parafundit me 20 pikë, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë në fundin e tabelës.  Në takimet e javës së ardhshme, Partizani do të presë Erzenin, ndërsa Bylis viziton Laçin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...