Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Përjashtimi i Juves i drejtë! Më mirë kështu, fitojmë titullin”

Danilo do të jetë kapiteni i Juventusit në sezonin e ri. Largimi i Bonuccit ka kaluar shiritin te mbrojtësi brazilian. 32-vjeçari e cilëson të drejtë vendimin e UEFA-s për të përjashtuar bardhezinjtë nga kompeticionet europiane.

Ndërkohë që gjatë një prononcimi nga SHBA, aty ku skuadra e Max Allegrit po përgatitet për sezonin e ri, Danilo karikon tifozët. Duke theksuar se ai dhe shokët e tij do të fitojnë titullin kampion.

Sigurisht që do të kishim dashur të luanim në  kompeticionet europiane, por u mor vendimi i duhur. Këtë vit do të fokusohemi te kampionati dhe Kupa e Italisë.

Lexo edhe:

Objektivi ynë është të fitojmë sërish titullin kampion. Duam ta rikthejmë Juventusin në skuadrën më të mirë të Italisë. Titulli na mungon dhe ne duam të rikthehemi në majë”, u shpreh Danilo.

I cili do të nisë sezonin e pestë në Torinon bardhezi. Gjatë këtyre viteve me “Zonjën”, mbrojtësi brazilian ka fituar një titull, një Kupë dhe një Superkupë Italie.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...