Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Perla e Shaqirit nuk mjafton, Stoke bie në Championship

Stoke City nuk i mjaftoi një perlë e Xherdan Shaqirit për të shpëtuar nga rënia në Championship. Pas 10 vitesh, bardhekuqtë u rrëzuan nga Premier League pas një humbje 1-2 me Crystal Palace në shtëpi, ndërkohë që West Bromuich i dha vetes shpresë, edhe pse minimale, pasi mundi 1-0 Tottenhamin.

Në ‘Stoke on Trent’, vendasit morën epërsinë me një gol të jashtëzakonshëm të Shaqirit me goditje dënimi, por në pjesën e dytë londinezët përmbysën rezultatin me anë të Mcarthur dhe Van Holt.

West Broumuich ju fal një gol të Livermore në minutat shtesë duke mposhtur Tottenhamin në shtëpi e duke pasur ende shpresë për mbijetesën ndërsa për gjelat e Londrës, një humbje që mund të komplikojë dhe një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Southampton humbi dy pikë në transfertën me Evertonin. Miqtë kryesuan deri në minutën e 96-të pas golit të Redmond, por pikërisht kur menduan se e kishin fituar sfidën pësuan golin e barazimit nga Davies, që komplikon pozitat e tyre në fundin e renditjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...