Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Përmbysje e çmendur e Llapit, Ballkanit bën detyrën. Feston edhe Gjilani

Fitojnë Llapi, Ballkani dhe Gjilani në kampionatin e futbollit të Kosovës. Llapi arriti një fitore të madhe 2-3 në transfertë kundër Malishevës.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për djemtë e Tahir Batatinës, të cilët ndajnë vendin e parë bashkë me Ballkanin. Por kampionët kanë luajtur një takim më pak.

Aldrit Oshafi shënoi në pjesën e parë, duke kaluar vendasit në avantazh. Malisheva e nisi mirë edhe fraksionin e dytë, duke gjetur golin me Etnik Brrutin.

Llapi nuk u dorëzua dhe pasi shkurtoi rezultatin me anë të Muhamet Hysenit, përmbysi gjithçka në fund falë realizimeve të Ahmed Januzi dhe golit të dytë personal të Hysenit.

Lexo edhe:

I cili nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhuruar skuadrës nga Podujeva tri pikë të arta. Ballkani fitoi 0-2 në Fushë Kosovë.

Kampionët e Ilir Dajës zgjidhën gjithçka në 45 minutat e para. Fraksion ku Bleart Tolaj dhe kapiteni Edvin Kuç shënuan për skuadrën nga Theranda.

Një penallti nderoi Gjilanin kundër Lirisë së Prizrenit. Kroati Edi Basa u tregua i saktë nga pika e 11 metrave, gol që i mjaftoi Gjilanit të siguronte pikët maksimale.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...