Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Triumf epik i Interit në derbi, Milanit nuk i mjafton Zlatani

Interi fiton 4-2 derbin e Madoninnas dhe merr kreun e Serisë A (me pikë të barabarta me Juventusin) pas një përmbysjeje epike të rezultatit në “San Siro”. Milanit nuk i mjaftoi “bisha” Ibrahimovic, autori i golit të dytë të “Djallit” dhe asistues në golin e parë, pasi zikaltrit zhvilluan një pjesë të dytë fantastike, duke shënuar tri herë brenda 19 minutave me Brozovicin, Vecinon dhe De Vrij dhe në kohën shtesë me Romelu Lukakun për rezultatin përfundimtar 4-2.

Një humbje e rëndë për kuqezinjtë, që nuk ditën të administronin epërsinë e dyfishtë, pas një pjesë të parë fantastike, që e kishin dominuar thuajse në çdo aspekt.

Që në minutën e nëntë të takimit, Calhanoglu goditi shtyllën, ndërsa 10 minuta më vonë Diego Godin gaboi paksa shënjestrën, me topin që kaloi pranë shtyllës. Vecino provoi reflekset e Donnarummas pak minuta më vonë, për të ardhur më pas te goli i Rebicit, që zhbllokoi sfidën (40’). Merita kryesore në këtë rast shkon për Zlatan Ibrahimovicin, që kërceu mbi mbrojtësit zikaltër, duke shërbyer me kokë për sulmuesin kroat, që e pati të lehtë të shtynte topin për në rrjetë.

Sapo u mbyll koha e rregullt e pjesës së parë, Ibra, në vendin dhe kohën e duhur, dërgoi në rrjetë topin që mbeti në zonë pasi tentativës së Kessie-t, në zhvillimet e një këndoreje, 0-2.

Interi ndryshoi krejtësisht “fytyrë” me nisjen e pjesës së dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 51’ dhe 53’ me Brozovicin dhe Vecinon. Kroati mposhti Donnarumman me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, ndërsa portugezi shfrytëzoi pasimin e Alexis Sanchez (në kufijtë e pozicionit të rregullt) për të barazuar rezultatin.

Por tifozët e Interit do të shpërthenin në delir në minutën e 70-të, kur de Vrij do të mposhtte me kokë Donnarumman pas krosimit nga këndi të Candrevas, ndërsa në kohën shtesë goli i Lukakut do të vuloste kapitullimin e Milanit me një përmbysje të çmendur të rezultatit.

Lazio fiton në “Tardini” me gol të Caicedos, -1 nga Juventusi

 

Lajme të tjera

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...