Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Po humbasim tifozët”, Hamilton kërkon më shumë konkurrencë në Formula 1

Max Verstappen fitoi titullin e tretë radhazi në Formula 1 me pilotin holandez që këtë sezon dominoi totalisht duke thyer rekorde të shumta. Asnjë prej pilotëv të tjerë nuk mundi të ishte as pranë 26-vjeçarit. Por, këtë dominim të Verstappen nuk e sheh me sy të mirë Lewis Hamilton i cili fton FIA-n që të shoh më mirë rregullat e lojës në mënyrë që sezonin tjetër, pilotët të mos kenë shumë diferencë dhe në garën e titullit të përfshihen sa më shumë pilotë.

“Mendoj se duhet të shihen sërish rregullat në sportin tonë, duhet punuar që në garë të mos ketë më kaq shumë diferencë dhe të shtohet konkurrenca. Nëse vazhdojmë me të tilla diferenca atëherë do të vijojmë që të humbasim gjithnjë e më shumë tifozë. Objektivi duhet të jetë që sa më shumë pilotë të jenë të përfshirë në garën për titullin, duhet që sa më shumë të luftojnë deri në garat e fundit të kampionatit.

Lexoni edhe:

Gjithashtu, propozoj edhe bileta më të lira. Duhet që në tribuna të kemi gjithnjë e më shumë tifozë dhe një çmim më i lirë sigurisht që ndikon në shtimin e numrit të fansave”, u shpreh Hamilton.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...