Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pobeda “kafshatë” e lehtë për Shkëndijën, +14 nga Vardari

Shkëndija e Tetovës hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë. Kuqezinjtë mposhtën thellë 3-0 Pobedan në stadiumin e Tetovës dhe e thellojnë në 14 pikë diferencën me Vardarin e vendit të dytë, që luan këtë të dielë me Sileksin. Skuadra e Qatip Osmanit nuk i la agjë rastësisë, duke i dhënë drejtimin e duhur ndeshjes që në minutën e 10-të me golin e Radeskit. Në minutën e 36-të, Izair Emini, ish-sulmuesi i Kukësit në Kategorinë Superiore, realizoi golin e epërsisë së dyfishtë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Musliu shënoi të tretin, që mbylli praktikisht llogaritë me Pobedan. Nesër në orën 14:00 luhen katër sfidat e mbetura të javës së 22-të:
Akademija Pandev – Renova
Pelister – Skopje
Shkupi – Rabotnicki
Vardar – Sileks

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...