Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Pochetino mendon si trajner i Chelseat, merr vendimin për të ardhmen e Lukakut

Chelsea pranon huazimin
Chelsea pranon huazimin

Mauricio Pochetino është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Chelseat në sezonin e ardhshëm. Njohja dhe eksperienca në Premier League, por edhe dëshira e lojtarëve për të punuar me argjentinasin shtyjnë drejtuesit e “Bluve të Londrës” të nisin negociatat e avancuara me ish-teknikun e Tottenham.

Duket se gjithçka po shkon në rrugën e duhur, madje tekniku 51-vjeçar ka nisur tashmë të mendojë si trajner i Chelseat. Sipas mediave britanike, Pochetino është i qartë sa i takon të ardhmes së Romelu Lukakut, kartoni i të cilit është në pronësi të londinezëve, por që luan në huazim tek Inter në Itali. Sipas asaj që raporton The Telegraph, Pochetino do t’i dhurojë një tjetër shans belgut për të treguar vlerat në Stamford Bridge.

Lexo edhe:

I rikthyer te Chelsea nga Inter në vitin 2021 për shumën e 97 milionë paundëve, Lukaku dështoi me trajnerin Thomas Tuchel teksa nuk përshtatej me skemat e gjermanit. Megjithatë, Pochetino është i gatshëm t’i besojë dhe ka besimin se mund të rikthejë versionin më të mirë të Lukakut në Premier League, si në kohën kur 29-vjeçari vishte fanellën e Everton në vitet 2014-2017.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...