Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Portierët më të mirët e Vllaznia-Kukësi, Tafas e Qarri në kor: Sot nuk patëm fat

Vllaznia dhe Kukësi morën nga një pikë pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”, me Angelo Tafas dhe Kristi Qarri që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë mes shtyllave. Dy portierët 21-vjeçarë, u zgjodhën lojtarët më të mirë të ndeshjes dhe folën rreth takimit në “Gol pas Goli”Supersport.

TAFAS –  “Fati nuk ishte me ne sot, ishte një finale por kampionati është i gjatë. Profesor Bushi e ka thënë: kush luan më mirë dhe ka vazhdimësi do të jetë portieri i Shqipërisë U21. Kur dalin portierët më të mirët, do të thotë që ekipi nuk ka bërë gjithçka mirë, por nuk ishte dita jonë, nuk mendoi se ekipi luajti keq”.

QARRI – “Patëm shumë raste në të dy pjesët, por nuk i shfrytëzuam. Ishte një ndeshje shumë e mirë, por fati nuk ishte me ne. Ekipi dhe stafi teknik bënë një punë shumë të mirë, por na mungoi fati, ndikuan edhe pritjet e Tafas“.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...