Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Potter optimist edhe pas barazimit të tretë radhazi: Skuadra është përmirësuar, por duhet kohë

Chelsea koleksionoi të tretin barazim radhazi në Premier League teksa “Blutë e Londrës” u ndalën në derbin e Londrës me rezultatin 1-1 ndaj West Ham. Në ndryshim nga takimet e së të kaluarës, të besuarit e trajnerit Graham Potter u shfaqën më aktivë në fushë teksa pas sfidës, tekniku 47-vjeçar komplimentoi skuadrën pavarësisht rezultatit ndërsa shtoi se arbitri gaboi në një rast kur të tijtë pretenduan për një 11-metërsh.

“Kishte aspekte pozitive në mënyrën e lojës, më pëlqeu manovra në sulm. Megjithatë, duhet të marrim parasysh se në skuadër janë shumë lojtarë të rinj të cilëve iu duhet kohë për t’u adaptuar me Premier League-n.

Atyre iu duhen ende minuta në fushë për të përmbushur më pas idetë që kemi ne si staf teknik. Gjithsesi, në krahasim me ndeshjet e kaluara, mendoj se jemi përmirësuar dhe e rëndësishme është të vazhdojmë punën dhe të shohim përpara.

Pretendimet për një penallti? Ato janë episode që normalisht duhet të shkojë në favorin tonë, por në këtë moment nuk po kemi as fatin me vete. Kjo është jeta dhe unë nuk do të ankohem për asgjë, mendoj vetëm për të vazhduar punën”, u shpreh Potter.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...