Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pozicioni i Pochettinos te Chelsea nuk është në rrezik

Chelsea pësoi një tjetër goditje të martën e kaluar kur humbi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës kundër Middlesborugh (0-1). Ishte humbja e nëntë e bluve në një sezon që është shumë më poshtë se pritshmërive, duke marrë parasysh paratë e investuara gjatë vitit të fundit.

Pavarësisht se Chelsea është në vendin e 10-të në Premier League, kjo skuadër ka vetëm gjashtë pikë më pak se West Ham-i i vendit të 6-të dhe vazhdon garën në FA Cup, trofe që nëse fitohet i garanton pjesëmarrjen në Europa League.

Është e vërtetë që një nga objektivat e klubit për këtë sezon ishte kualifikimi në kompeticionet evropiane, por ky nuk është kriteri i vetëm që do të vlerësojë ecurinë e Pochettinos.

Në vitin 2023, Chelsea investoi afër 800 milionë euro për blerjen e lojtarëve, duke shpresuar se kjo do të mjaftonte për të konfirmuar rikthimin e klubit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, pronari i klubit, Todd Boehly, e di se krijimi i asaj pritshmërie ishte një gabim.

Lexo edhe:

Kjo sepse, pavarësisht investimit të madh, skuadrës së Chelseat i mungon lidershipi (mbrojtësi 20-vjeçar, Levi Colëill, ishte kapiten i ekipit kundër Middlesbrough) dhe nuk ka një sulmues golashënues. Anësori Cole Palmer, me tetë gola në 21 ndeshje, është golashënuesi më i mirë i ekipit. Këto aspekte kanë dëmtuar performancën e ekipit.

Në 26 ndeshje këtë sezon, Chelsea ka 12 fitore, pesë barazime dhe nëntë humbje. Takimi i radhës do të jetë me Fulhamin e Marco Silvës, për javën e 21-të të Premier League-s, të shtunën e ardhshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...