Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Provat zyrtare/ Verstappen “fluturon” në Bahrein, edhe një Ferrari në vijën e parë

Provat zyrtare/ Verstappen "fluturon" në Bahrein, edhe një Ferrari në vijën e parë
Provat zyrtare/ Verstappen "fluturon" në Bahrein, edhe një Ferrari në vijën e parë

Max Verstappen dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Bahreinit, që është edhe gara e parë e sezonit të ri të Formulës 1, duke ua bërë të qartë rivalëve se është ai pretendenti kryesor për të fituar sërish.

Tre herë kampioni i botës, pasi dha sinjale jo fort premtuese në provat e lira, bëri xhiron perfekte në provat zyrtare, duke vendosur kohën 1 minutë, 29 sekonda dhe 179 të mijtat, teksa bashkë me të në vijën e parë, do të niset Ferrari i Charles Leclerc, që vendosi kohën e dytë më të mirë.

Në vijën e dytë do të nisen Mercedesi i George Rusell dhe Ferrari tjetër, ai i Carlos Sainz, ndërsa në rreshtin e tretë Sergio Perez me RedBullin e tij dhe Fernando Alonso me Aston Martin.

Lexo edhe:

Verstappen konfirmon kështu ndjesitë për makinën e re, që duket se është edhe më e shpejtë se ajo e një viti më parë, teksa jep sinjale të mira edhe Ferrari, ndonëse mbetet të shihet performance në garën e parë, që do të mbahet të shtunën në orën 16:00 në Bahrein.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...