Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

PSG pronëson Superkupën e Francës, e fiton për herë të 7-të rresht

Superkupa e Francës është pronë e Paris Saint Germain. Për herë të 7-të rresht kampionët e Francës fituan trofeun e Superkupës pasi mposhtën në Shenzhen të Kinës, 2-1 me përmbysje skuadrën e Rennes që në fund të sezonit të kaluar u rrëmbeu Kupën e Francës. Edhe pa Neymar në formacion Parisi e nisi mbarë sezonin për meritë edhe ty dyshes Mbappe-Di Maria. Pas vetëm 13 minutash Honou kaloi në epërsi Rennes me sirenat e alarmit që nisën të binin te PSG. Megjithatë skuadra e Tuchel e rriti shumë nivelin e lojës së saj edhe pse golat i kishte lënë për në fraksionin e dytë të lojës.

Në minutën e 57-të Mbappe i shërbyer nga Sarabia barazoi shifrat ndërsa golin e fitores e realizoi Angel DiMaria i cili i aktivizuar nga stoli pasi ka pak ditë që është kthyer nga pushimet, në të 73-ën vetëm 12 minuta pasi kishte hyrë në fushë ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte duke mposhtur Koubek dhe duke përmbysur rezultatin në favor të PSG-së. Në minutat e mbetura Rennes e tentoi me çdo kusht barazimin por nuk ja doli dot. Ashtu si në 6 vitet e mëparshme, edhe këtë herë PSG e nisi me një trofe sezonin. Ndërkohë Kylian Mbappe u përzgjodh edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...