Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG shkatërron me 5 gola Lillen, Messi rigjen formën

Paris Saint-Germain vazhdon shkëputjen nga vendi i dytë i Ligue 1, Marseille, pas fitore 5-1 ndaj Lilles mbrëmjen e kësaj të diele, në takimin e raundit të 23-të.

Ishte mbrojtësi Danilo ai i cili zhbllokoi rezultatin e këtij takimi, duke shënuar në minutën e 10’. Kundërpërgjigja e vendasve erdhi vetëm 18 minuta më pas, me Botman që i dha barazimin momental ekipit të Lille. Ndërsa më pas një asist i Messit në minutën e 32’ e ndihmoi Kimpembe që të dyfishonte rezultatin për PSG-në.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultatin 1-3, me yllin argjentinas, Lionel Messin, i cili I dha tripletë parisienëve, duke treguar kështu super formë.

Teksa pjesa e dytë e kësaj ndeshje erdhi po aq intensive sa 45-minutëshi i parë. Danilo shënoi golin e dytë personal në minutën e 51’ dhe në të njëjtën kohë i dha golin e 4 ekipit të tij.

As Mbappe nuk e mbylli këtë përballje pa shënuar, pasi në minutën e 67’, falë asistit të Verratit, francezi e çoi në 5 kuotën e golave të Paris Saint-Germain.

Pas takimit të raundit të 23-të, PSG shkon në kuotën e 56 pikëve në krye të renditjes së Ligue 1, 13 më shumë se Marseille e vendit të dytë, teksa Lille qëndron me 32 pikë në vendin e 11-të.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...