Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Qëndro, nuk bëj dot pa ty”, Ancelotti i lutet mesfushorit të rinovojë

Carlo Ancelotti po bën të pamundurën për të bindur Toni Kroos të rinovojë. Mesfushori gjerman ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Realin e Madridit, ekip ku luan prej verës së vitit 2014.

33-vjeçari e ka nisur sezonin me bindjen që do të jetë i fundit me “Los Blancos”, por tekniku italian po tenton t’i ndryshojë mendjen. Njësoj po veprojnë edhe shokët e skuadrës, të cilët shpresojnë që Kroos të qëndrojë.

AS shkruan se gjermani është thelbësor për skemat taktike të Ancelottit, dhe ky i fundit ia përsërit në mënyrë sistematike që të rinovojë me presidentin Perez me një tjetër vit.

Lexo edhe:

Një ndër mesfushorët më të mirë të epokës së vet, vijon të jetë në formë pavarësisht se vitet kalojnë. Dhe Ancelotti insiston që Kroos të vijojë të paktën deri në verën e vitit 2025.

Në mënyrë që të vazhdojë të ndihmojë skuadrën dhe të lumturojë tifozët në “Santiago Bernabeu” me futbollin e tij mjeshtëror. Kroos ka fituar 19 trofe deri tani me Realin, mes të cilave katër herë Champions League.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...