Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Rabiot shton “dozën” e misterit mbi të ardhmen: Në futboll nuk thuhet kurrë!

E ardhmja e Adrien Rabiot është ende një mister. Francezit të Juventus i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe për momentin nuk ka bisedime mes mesfushorit dhe klubit bardhezi. Nga grumbullimi i Francës, Rabiot shprehet se mund të qëndrojë te Juventus duke qenë se torinezët do të rikthehen në Champions League dhe do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve. Megjithatë, thekson se nuk ka arsye të nxitohet për të marrë një vendim përfundimtar.

Lexo edhe:

“Nuk e kam vendosur ende të ardhmen, unë qëndrova te Juventus edhe pa luajtur në Kupat e Europës. Tani skuadra vitin tjetër duhet të rikthehet në Champions League si dhe merr pjesë në Botërorin e Klubeve, të shohim. Janë dy faktorë që mund të ndikojnë në zgjedhjen time. Por, nuk kam asnjë arsye për t’u nxituar, pres fundin e sezonit dhe më pas do të bisedoj me klubin.

Rikthimi i mundshëm te PSG? Prej momentit që jam transferuar te Juventus, nuk ka verë që emri të mos lidhet sërish me PSG. Nga një anë mendoj se është pak e vështirë për mënyrën si u ndamë, megjithatë nga ana tjetër, ndjehem i nderuar. Në futboll nuk mund të mbyllësh dyert përgjithmonë, por PSG për momentin nuk është prioritet i imi”, u shpreh Rabiot.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...