Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ramsey është kthyer në barrë, Juventus ndihmohet nga ish trajneri

Erdhi te Juventusi tre vite më parë, por Aaron Ramsey nuk arriti të përshtatet në Serinë A dhe tashmë është kthyer në një barrë për bardhezinjtë, sepse edhe 6 muaj huazim te Rangers nuk u shoqëruan me blerjen e kartonit.

Mesfushori uellsian është rikthyer në Torino, megjithatë si kalimtar, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Allegri, ndërsa te Juventus janë në pritje të një oferte, për ta larguar duke përfituar sadopak.

Ndihma mund t’u vijë nga ish trajneri Andrea Pirlo, i cili ka marrë drejtimin e turqve të Fatih Karagumruk dhe ka kërkuar pikërisht Ramseyn si përforcim të parë në skuadër.

Turqit janë gati ta marrin uellsianin në huazim me të drejtë blerjeje për një shifër prej 4-5 milionë eurosh, që gjithsesi do të regjistrohej si plus-valencë nga bardhezinjtë, që e morën me parametra zero nga Arsenali tre vite më parë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...