Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Reali me tetë mungesa për ndeshjen ndaj Napoli-t/ Ancelotti afron disa lojtarë nga ekipi i dytë

Lajm i keq për trajnerin Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes së Champions League me Napolin.

“Los Blancos” kanë zbritur në fushë paraditen e kësaj të marte për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Napolin.

Lexo edhe:

Sipas raportimeve të medieve italiane, përveç lojtarëve me dëmtime afatgjate si Courtois, Militao, Vinicius, Tchouameni, Camavinga dhe Guler, grupit i kanë munguar në stërvitje edhe Luka Modric me Kepa Arrizabalaga.

Si mesfushori kroat ashtu edhe portieri spanjoll ishin në dyshim për ndeshjen kundër Napolit, por të dy kanë punuar veçmas dhe për këtë arsye nuk do të jenë pjesë e sfidës së Champions League.

Në mes të një emergjence, Ancelotti u desh të merrte nëntë lojtarë nga ekipi i dytë i Real-it dhe emrat që janë bashkuar në stërvitje me skuadrën e parë janë: Fran, Canizares, Pineiro, Asencio, Peter, Theo, Gonzalo, Mario Martín dhe Hugo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...