Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

“Rikthejmë Lushnjen në Superiore”, “ish”-i i kombëtares plot entuziazëm

Klodian Duro është rikthyer në futbollin shqiptar. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, është emëruar trajneri i ri i Lushnjes, duke zëvendësusar Agim Canajn.

Objektivi i madh është rikthimi i lagunarëve në Abissnet Superiore, teksa 44-vjeçari rikthehet pas tri viteve në futbollin shqiptar.

Duro, i cili ka shënuar 6 gola në 77 ndeshje me kombëtaren kuqezi, ka drejtuar më parë Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Feronikelin në Kosovë.

Sezon i ri, sfidë e re, ekip i ri, objektiva të reja. Faleminderit kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa dhe zotit Taulant Balla që më besuan drejtimin e vazhdimit të këtij projekti për krijimin e një klubi profesionist dhe për të rikthyer Lushnjen atje ku i takon, në Superiore.

Ftoj të gjithë bizneset, tifozët, qytetaret dhe çunat e Lushnjes t’i bashkohen e të mbështesin këtë projekt ambicioz, që fillon nga ekipet zinxhir të fëmijëve të Akademisë e deri tek ekipi A.

Roma nuk u ndërtua për një ditë, por me shume punë dita ditës. Dhe ne të bashkuar dhe me shumë punë do ja dalim ta rikthejmë Lushnjen në Superiore për të mirën e të gjithë fëmijëve, qytetareve dhe tifozëve lushnjarë.

Nga nesër, vetëm punë”, shkruan Klodian Duro në rrjetet sociale, duke u shfaqur entuziast për nisjen e kësaj aventure të re në karrierën si trajner.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...